“Peaky Blinders” rikthehet me sezonin e tij të gjashtë dhe të fundit
BKT
Magazina

“Peaky Blinders” rikthehet me sezonin e tij të gjashtë dhe të fundit

Pas dy vjetësh pritjeje, fansat e “Peaky Blinders” do të kenë mundësi më në fund të shohin sezonin e gjashtë.

Seriali do të shfaqet në BBC One më 27 shkurt 2022, në orën 21:00. Netflix, nga ana tjetër, i cili e ka transmetuar serialin që nga sezoni i parë, e ku pritet që shikueshmëria të jetë rekord, ende nuk ka konfirmuar një datë.Personazhet e preferuara të fansave do të rikthehen të gjithë në sezonin e fundit të serialit dramatik, përveç Helen McCrory – e njohur në film si halla Polly – e cila fatkeqësisht ndërroi jetë para disa kohësh. Megjithatë, krijuesi Steven Knight ka zbuluar se halla Polly, do të jetë e pranishme në sezonin e gjashtë.

Çfarë do të ndodhë në sezonin e gjashtë të Peaky Blinders?

Vëmendja kryesore sigurisht mbetet te protagonisti i serialit, Tommy Shelby, i cili do të rikthehet në ekran për të gjetur një mënyrë që anëtarët e “Peaky Blinders” të largohen nga jeta e rrezikshme. Nga ana tjetër, traileri i publikuar në dhjetor 2021, shfaq motrën dhe këshilltaren politike të tij, Ada Thorne, e cila i jep vëllait të saj një paralajmërim domethënës.

“Shiko mirë, Tom”, thotë ajo në klip. “Sepse njëri prej nesh nuk do të jetë këtu për shumë kohë…”

Sezoni i gjashtë i “Peaky Blinders”, historia e të cilit bazohet në një bandë famëkeqe në Birmingham-in e vitet 1890, përfundoi xhirimet në qershor dhe jo në kohën kur ishte planifikuar, për shkak të shtyrjeve të shumta të shkaktuara nga situata me Covid-19.


MË SHUME NGA Magazina