BE paralajmëron takim midis Kosovës e Serbisë më 22 shkurt
BKT
Lajme

BE paralajmëron takim midis Kosovës e Serbisë më 22 shkurt

Gjeraqina Tuhina

Takimi i radhës i kryenegociatorëve të Kovës dhe Serbisë do mbahet të martën më 22 shkurt, është paralajmëruar në selinë e Bashkimit Evropian.

Duke konfirmuar ardhjen e Besnik Bislmit nga Prishtina dhe Petar Petkoviqit nga Beogradi, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka nënvizuar se nikoqir i të dyve do jetë Miroslav Lajҫak, përfaqësuesi i veçantë për dialog.

“Ky raund i takimit do të shërbejë për të vazhduar diskutimet lidhur me implementimin e marrëveshjeve të deritashme dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano.

Pala evropiane mëton që nëpërmjet të takimeve në nivel krenegcoiatash të provojë të gjë bazën për organizmin e mundshëm të takimit të liderëve.

I pyetur rreth mundësisë së takimit në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksnar Vuҫiq, Stano pohon se gjithçka do bëhet e ditur në kohën ë duhur.

Zyrtarët evropian nënvizojnë se takimi i liderëve do të varet nga atmosfera që do dominojë në takimin e kreynegociatorëve. Rikujtojmë se kryenegociatorët disa herët e fundit kanë ardhur në Bruksel për dialog por kanë zhvilluar vetëm takime me Mirlsav Lajҫakun. Ndonëse ishin në të njëjtin objekt në të njëjtën kohë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq nuk janë takuar drejtpërsëdrejti në së paku dy takimet e fundit të mbajtura në shtator dhe nëntor.


MË SHUME NGA Lajme