Ralf Rangnick lavdëron skuadrën e tij pas fitores kundër Leeds
Ralf Rangnick, trajner i Manchester Unitedit, është shprehur i kënaqur me fitoren dhe lojën e skuadrës së tij kundër Leeds.
"Djajtë e Kuq" dje mposhtën Leeds, me rezultat 4-2, duke rritur shpresat për një vend që çon në Ligën e Kampionëve.
Tekniku gjerman mendon se skuadra e tij bëri një ndeshje të shkëlqyer. Rangnick thotë se këto tri pikë janë tejet të rëndësishme për ekipin e tij.
"Ishte një ndeshje e shkëlqyer. Pjesa e parë ishte e mirë, e kontrolluam mirë lojën dhe kemi mundur të shënojmë më shumë gola", tha ai, raporton RTKLive.com.
"Pas pak minutave në mënyrë të papritur u barazuam në 2-2, por më pas reaguam mirë dhe e merituam fitoren".
"Kjo ndeshje ishte e rëndësishme për tri pikë, por mbi të gjitha edhe përvojnë që na dha kjo ndeshje", theksoi Ralf Rangnick. /RTKLive/























