Guardiola refuzon të flasë për Kane-n pas humbjes nga Tottenhami
BKT
Sport

Guardiola refuzon të flasë për Kane-n pas humbjes nga Tottenhami

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, refuzoi të flas për Harry Kane pas humbjes kundër Tottenhamit.

Kane shënoi dy gola në fitoren e 'Spurs', me rezultat 3-2, duke goditur Guardiolën, i cili para ndeshjes kishte deklaruar se ishin refuzuar katër oferta e Cityt për sulmuesin anglez.

Strategu spanjoll nuk dëshironte të fliste për Kane pas ndeshjes, pasi iu desh të përballej me një sërë pyetjesh në lidhje me sulmin e dështuar të Cityt në përballje me Tottenhamin, raporton RTKLive.com.

"Ai nuk ishte kurrë një opsion për ne", tha Guardiola.

"Harrojeni, i takon të  kaluarës. Sot ai tregoi cilësitë e tij. E gjithë Britania e Madhe e di këtë", theksoi spanjolli. /RTKLive/