Basha: Inkurajojmë prokurorinë të bëjë drejtësi për inceneratorët
BKT
Shqipëri

Basha: Inkurajojmë prokurorinë të bëjë drejtësi për inceneratorët

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me inceneratorët.

Basha thekson se, inkurajojmë prokurorinë të bëjë drejtësi për vjedhjen e 430 milionë eurove.

“Edi Rama dhe PS po bëjnë gjithçka për t’i ikur drejtësisë. Ata po përpiqen ta pengojnë dhe të largojnë vëmendjen nga puna e madhe që ka kryer Jorida Tabaku me Komisionin Hetimor për inceneratorët. Ne nuk do të tërhiqemi, por do të vazhdojmë të vendosur, punën, për të zbuluar gjithçka, deri në fund. Shqiptarët e dinë që qeveria ka shumë për të fshehur, dhe që ky komision po i zbulon dita ditës se si ata kanë vjedhur 430 milionë euro. Ne inkurajojmë prokurorët të bëjnë punën e tyre dhe i bëjmë thirrje Ramës dhe PS që të mos nervozohen, ndonëse duket qartë se pse kanë gjithë arsyet e botës për tu frikësuar”, shprehet Basha./atsh


MË SHUME NGA Shqipëri