21:40 / 21.02.2022
Napoli barazon me Cagliarin, humb mundësinë të bëhet lider
Napoli nuk ka arritur ta marrë pozitën e liderit në Serie A, pasi ka barazuar në udhëtim te Cagliari, me rezultatin 1-1.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalleti nuk i ka shpëtuar dot “mallkimit”, pasi këtë javë asnjë nga 6 ekipet e kreut nuk kanë fituar.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 58-të me golin e Gaston Pereiras, që krijoi festë te Cagliari.
Megjithatë, në minutën e 87-të Mario Rui dha një kros perfekt dhe Victor Osimhen me kokë shënoi golin që e shpëtoi Napolin nga humbja.























