Filmi “Uncharted” kryeson listat me 44.2 milionë dollarë në Amerikë
BKT
Magazina

Filmi “Uncharted” kryeson listat me 44.2 milionë dollarë në Amerikë

Aventura Tom Holland-Mark Wahlberg “Uncharted”, është filmi numër një në Amerikën e Veriut, duke fituar 44.2 milionë dollarë në debutimin e tij këtë fundjavë, njoftoi BoxOfficeMojo.com të dielën.

Në vendin e dytë është “Dog” me 15.1 milionë dollarë, i ndjekur nga “Spider-Man: Noë Way Home” në vendin e tretë me 7.7 milionë dollarë, “Death on the Nile” në vendin e katërt me 6.3 millionë dollarë dhe “Jackass Forever”, në pozitën numër pesë me 5.2 milionë dollarë.

Në përmbyllje të nivelit të lartë janë” Marry Me” në pozitën gjashtë me 3.7 milionë dollarë, “Sing 2” në shtatë me 2.8 milionë dollarë, “Scream” në numrin tetë me 2 milionë dollarë, “Blacklight” në pozitën e nëntë me 1.8 milionë dollarë dhe “The Cursed” në të dhjetën. me 1.7 milionë dollarë.

Top 10-ta e kësaj fundjave fitoi më shumë se 94 milionë dollarë.


MË SHUME NGA Magazina