Rikthehet Liga e Kampionëve, Lille e Zhagrovës sfidon Chelsean
BKT
Sport

Rikthehet Liga e Kampionëve, Lille e Zhagrovës sfidon Chelsean

Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen sonte me dy super-duel në kuadër të rrethit të 1/16 së finales.

Chelsea në ‘Stamford Bridge’, pret Lillen e Edon Zhegrovës. Kampionët e Francës i pret një sfidë e vështirë pasi që ballafaqohen me skuadrën e madh angleze siç janë ‘Blutë’ e Londrës.

Ylli kosovar është ftuar për këtë ndeshje, dhe ka gjasa që Zhegrova sonte të debuton në Ligën e Kampionëve.

Chelsea e Thomas Tuchel është favorite në këtë duel, të paktën në letër, megjithatë, Liga e Kampionëve din të sjellë befasi sidomos në këtë fazë të garave, raporton RTKLive.com.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të natës së sontme, përballen Villareali dhe Juventusi, sfidë kjo që parashikohet të sjellë një ndeshje të madh, pasi që skuadra spanjolle është papërshtashme kur luan në shtëpinë e tyre. /RTKLive/