Mehaj: Do të jemi së bashku me NATO-n, të gatshëm për çdo kërcenim
BKT
Lajme

Mehaj: Do të jemi së bashku me NATO-n, të gatshëm për çdo kërcenim

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) po vazhdojnë përgatitjet në stërvitjen shumëkombëshe të NATO-s dhe partnerëve të saj "Vigorous Warrior 2022".

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në një postim në Facebook ka thënë se janë të gatshëm për përballje me çdo kërcënim ndaj sigurisë rajonale, kontinentale dhe globale.

“Vazhdojmë përgatitjet për pjesëmarrjen në stërvitjen shumëkombëshe të NATO dhe partnerëve të saj ‘Vigorous Warrior 2022’. Ne jemi dhe do të jemi së bashku me NATO-n, të udhëhequr nga SHBA, të përgatitur dhe të gatshëm për përballje me çdo kërcënim ndaj sigurisë rajonale, kontinentale dhe globale”, ka shkruar  ministri Mehaj.


MË SHUME NGA Lajme