Banorët e “5 Majit” përplasen me policinë, hidhet gaz lotjsellës
BKT
Shqipëri

Banorët e “5 Majit” përplasen me policinë, hidhet gaz lotjsellës

Ka nisur prishja e banesave tek “5 Maji”. Procesi është shoqëruar me kundërshti nga ana e banorëve që janë kundër vendimit të Bashkisë së Tiranës.

Banorët janë ngjitur mbi tarracat e shtëpive të tyre dhe kanë hedhur gurë drejt policisë. Uniformat blu janë kundërpërgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës.  

Ditën e sotme pritet që të të prishen 12 banesa.

Kujtojmë që më herët banorët kanë protestuar disa herë para parlamentit duke kërkuar që të mos prishen banesat. Madje mes tyre dhe kryeministrit Edi Rama ka pasur një takim në ambientet e Kuvendit.

Për zhvillimet e mëngjesit të sotëm një reagim kishte edhe ish-Kryeministri Sali Berisha.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën dhe terrorin e egër policor ndaj banorëve që mbrojnë shtepitë e tyre! Krim i shëmtuar!”, shkruajti ai në një postim në rrjete sociale. /tvklan.al


MË SHUME NGA Shqipëri