13:04 / 22.02.2022
Nëse dështon Haaland, Barcelona ka planin B
Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland është objektiv kryesor i Barcelonës në afatin kalimtar të verës që po vjen.
Katalonasit dhe Real Madridi po garë të nxehtë për transferimin e super-sulmuesit norvegjez.
Sipas medieve spanjolle, Haaland është prioritet i ‘Blaugranave’ në tregun e kësaj verë.
Megjithatë, krerët e Barcelonës në rast dështimi për transferimin e norvegjezit, kanë gati planin B.
Alexander Isak i Real Sociedadit dhe Jules Kounde i Sevillës, raportohet se janë plani B i klubit nga ‘Camp Nou’, raporton RTKLive.com.
Trajneri i Barcelonës, Xavi synon që gjatë verës ta përforcojë akoma më shumë repartin e sulmit, dhe tashmë krerët e klubit janë duke punuar intensivisht në këtë drejtim. /RTKLive/























