Chelsea synon ta ‘blindoj’ Kante-n
BKT
Sport

Chelsea synon ta ‘blindoj’ Kante-n

Klubi anglez, Chelsea raportohet se ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës me N`Golo Kante.

Mesfushori francez me ‘Blutë’ e Londrës ka kontratë deri në verën e vitit 2023.

Kane është duke u monitoruar nga disa klube të mëdha evropiane, por duket se londinezët duan akoma ta mbajnë lojtarin në ‘Stamford Bridge’, raporton RTKLive.com.

Krerët e Chelseat tashmë kanë nisur negociatat me lojtarin për rinovimin e kontratës së re.

Trajneri Thomas Tuchel dëshiron që Kante-n ta ketë në skuadër, andaj drejtuesit e klubit synojnë që sa më shpejtë të zyrtarizojnë kontratën e re me Kante-n. /RTKLive/