Objekti i Qeverisë ndriçohet me flamurin e Ukrainës në shenjë solidariteti
BKT
Lajme

Objekti i Qeverisë ndriçohet me flamurin e Ukrainës në shenjë solidariteti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sonte objekti i Qeverisë së Kosovës është ndriçuar me flamurin e Ukrainës në shenjë solidariteti, shtet ky territori i të cilës është pushtuar pjesërisht nga Rusia.

Kurti përmes një njoftimi në Twitter ku edhe ka bërë të ditur këtë, ka shkuar se pavarësisht sesa të errëta janë kohët apo sa e vështirë të jetë lufta, historia favorizon të drejtët.

“Në këtë kohë kritike për popullin ukrainas, ne ndezëm ndërtesën e qeverisë për të treguar solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës”, ka shkruar ai.

Mbrëmë Rusia u njohu pavarësinë Luhanskut dhe Donetskut, që janë pjesë e Ukrainës dhe kontrollohen vetëm pjesërisht nga forcat pro-ruse. BE dhe SHBA-të kanë paralajmëruar sanksione ndaj këtyre shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare.

No matter how dark the times or how hard the struggle, history favors the just.
In this critical time for the Ukranian people we lit up the building of the government to show the solidarity of the people of Kosovo with the people of Ukraine. pic.twitter.com/mFjOctbm6K

— Albin Kurti (@albinkurti) February 22, 2022


MË SHUME NGA Lajme