Surroi: Marrëveshja me Serbinë nuk pritet të finalizohet sivjet
BKT
Lajme

Surroi: Marrëveshja me Serbinë nuk pritet të finalizohet sivjet

Sonte në emisionin ‘RTK Prime’ ishte i ftuar publicisti dhe shkrimtari, Veton Surroi. 

Në bisedë me gazetarin Bashkim Vishaj, Surroi ndër tjera foli edhe për ecurinë e dialogut me Serbinë dhe Asocacionin e Komunave Serbe.

Në pyetjen e gazetarit Vishaj, se a do të ketë marrëveshje finale sivjet mes Kosovës dhe Serbisë, Surroi tha se nuk është e domosdoshme që sivjet të ketë marrëveshje dhe të caktohen afatet.

“Si konsulent i jashtëm i ekipit negociator, mund të them se nuk është e thënë që sivjet të kryhet dhe të vendoset afatet, meqenëse kur cakktohen afatet duhet të plotësohen e zakonisht mund të ndodhë që edhe të bëhen kompromise brenda afatit qe jo gjithëherë janë të mira. Mirëpo, nga ana e Kosovës nuk ka kompromis për çkado që e cenon rregullin kushtetues të Kosovës. 

Ndërsa, Vishaj e pyeti Surroin edhe cili është kompromisi i Kosovës tash në dialog, pasi që Lajcak dhe Escobar në vizitën e tyre të fundit në Prishtinë dhe Beograd thanë se nuk do të ketë një Republikë Serbe në Kosovë, duke iu referuar Asocacionit të Komunave Serbe. 

“Nuk është punë kjo që duhet elaboruar në publik e lëre më të spekulohet mbi të. Por, Bashkimi i Komunave Serbe ka hyrë si një përpjekje e Serbisë për të vendosur një nivel të tretë të pushtetit mes pushtetit qendror dhe atij lokal. 

Për fat të keq, marrëveshja është nënshkruar nga pala kosovare dhe është miratuar në kuvend, dhe kjo marrëveshje me këtë qasje sot shkon ndesh me kushtetutë. Por, Gjykata Kushtetuese e ka sqaruar se si marrëveshja e vitit 2015 do të shkonte ndesh me kushtetutë dhe në vendim të saj thuhet se nuk mund të themelohet Asocacioni i komunave e pastaj aty thuhet që mund të bëhet në marrëveshje, prandaj në këtë vendim ka shumë kundërshtime juridike dhe procese më të thella”, thotë Surroi. 

Mirëpo, ai thotë se duhet të analizohen ligjet që iu përmbahen të drejtave të serbëve që jetojnë në Kosovë dhe të formohen kushtet ligjore brenda kushtetutës përmes OSBE-së dhe Serbisë, si shteti amë i serbëve, që serbët të kenë të drejtat e tyre të përmbajtshme ligjore në Kosovë, ashtu si çdo shtet amë që kujdeset për minoritet e tij në shtetet tjera. 

“Mos të harrojmë se Jugosllavia e Titos ka pasur probleme me Italinë për minoritetet italiane në Jugosllavi dhe sllovenët e kroatët në Itali. Diku pas rreth 30 vjetësh, Italia dhe Jugosllavia arrijnë marrëveshje, jo territoriale, por për liri të shprehjes së identitetit, gjuhës, kulturës etj. Pra, edhe në rastin tonë, nuk ndryshon gjë. është e drejtë e Serbisë që të interesohet për monoritetin e vet në Kosovë. 

Mirëpo, është e drejtë e Kosovës, po ashtu që të interesohet për shqiptarët në Luginën e Preshevës”, deklaroi Surroi. 

 

Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë:


MË SHUME NGA Lajme