Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga organizimi i takimit nga OEGJK me doganën, rreth informimit për procedurën doganore.

Për projektin Rráj, i cili ka për qëllim promovimin e vlerave të Kosovës, do të flasin, Korab Gashi anëtar i ekipit Rráj dhe Elta Bajrami anëtare e ekipit Rráj.

Xhevat Isufi, mësues i gjuhës amtare dhe Murat Koci, mësues i gjuhës amtare, flasin për mbështetjen e mësimit të gjuhës amtare në mërgatë dhe ruajtjen e gjuhës dhe identitetit shqiptar.

Në lidhje të drejtpërdrejt nga Mitrovica, Diellza Zejnullahu, lidere  e iniciativës "Bashkohuni për Ndryshim", flet për kontributin e të rinjve me 300 libra për bibloteken e qytetit.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme