‘Ethet’ e Championsit vazhdojnë sonte me dy superpërballje
Liga më e fortë në Evropë, Champions League vazhdon sonte me dy super-duele.
Ajka e mbrëmjes së sonte luhet në Madrid, ku Atletico Madrid ballafaqohet me Manchester Unitedin e Cristiano Ronaldos.
Kjo sfidë e cila pritet të luhet në një stadium të zjarrtë, parashikohet të sjellë sfidë dramatike, sepse të dy skuadrat kërkojnë rezultat pozitiv për duelin e kthimit që do të luhet në ‘Old Trafford’.
Atletico e Diego Simeones, më gjithë ‘arsenalin’ do të provoj të mposht Ronaldon me shokë.
Portugezi ka statistika mjaft të mira në duel me madrilenët e Atleticos, duke tundur 25 herë portën e tyre në 35 ndeshje të zhvilluara, raporton RTKLive.com.
Gjithsesi, përballje e zjarrtë pritet të luhet edhe në duelin Benfica-Ajax, skuadra këto që synojnë të prekin rrethin tjetër të garave në Champions League. /RTKLive/























