10:38 / 23.02.2022
Kessie objektiv kryesor i Barcelonës
Franck Kessie është objektivi kryesor i Barcelonës për afatin kalimtar të verës dhe ky nuk është një sekret.
Kontrata e sulmuesit të Bregut të Fildishtë me Milanin skadon në qershor dhe kjo ka shtyrë katalanasit të gjejnë mënyrat e duhura për ta joshur për t’u transferuar në “Nou Camp”. Gjithsesi, Barcelona nuk është e gatshme, për shkak të kufizimeve ekonomike, të marrë pjesë në “ankand” për të konkurruar me klubet angleze për pagën e lojtarit apo për të paguar shuma të rëndësishme si komisione.
Me siguri, lojtari do të kërkojë një bonus transferimi për transferimin falas në një klub të ri, por në çdo rast nuk do t’i afrohet vlerës që ka në treg, rreth 45 milionë euro.























