Tifozët befasojnë Interin: Jemi me ju, me karakter do ta fitojmë këtë luftë
BKT
Sport

Tifozët befasojnë Interin: Jemi me ju, me karakter do ta fitojmë këtë luftë

Vizitë surprizë e tifozëve të Interit në qendrën stërvitore. Grupi i tifozëve “Curva Nord” ka dashur t’i japë një mesazh skuadrës në këtë moment të vështirë duke treguar të gjithë mbështetjen dhe vlerësimin.

Me disa banderola të shpalosura në kangjellat pranë fushave stërvitore, tifozët zikaltër karikojnë ekipin në prag të ndeshjes me Genoan në këtë moment delikat të sezonit.

“Me forcë fitohen betejat, me karakter fitohet lufta”, shkruhej në njërën prej tyre çka bën apel që skuadra të tregojë karakterin e saj në këto momente të vështira dhe të rikthehet te fitoret.

Pati gjithashtu edhe mbështetje për individët si Lautaro Martinez dhe Samir Handanovic, të cilët kanë qenë më të kritikuarit gjatë kësaj kohe.