KQZ: Krimi zgjedhor, vepër penale që dënohet me burg
BKT
Shqipëri

KQZ: Krimi zgjedhor, vepër penale që dënohet me burg

KQZ, ju kujton zgjedhësve në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë se krimi zgjedhor është vepër penale dhe dënohet më burg.

KQZ ka publikuar një video informuese ku informon qytetarët se cilat quhen krimet zgjedhore dhe dënimin për to.

“Nëse je zgjedhës i Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë, krimet zgjedhore do të dënohen me forcën e ligjit çdo veprim që cenon zgjedhjet. Kujdes, shitja dhe blerja e votës dënohen nga 1 deri në 5 vite burg. Fotografimi i votës dhe shfaqja tek të tjerët dënohet nga 3 muaj deri në 3 vite burg. Votimi familjar apo më shumë se një herë dënohet nga 1-3 vite burg”, theksohet në video.

“Çdo cënim që cenon zgjedhjet si pa kryer identifikimin elektroni, kanosja, falsifikimi apo dëmtimi i materialit zgjedhor dënohen nga 3 muaj deri në 7 vite burg. Nëse shihni shkelje të ligjit denonconi menjëherë në organet ligjzbatuese”, bëhet e ditur në videon e publikuar nga KQZ. /atsh


MË SHUME NGA Shqipëri