Lajçak: Jemi afër të arrijmë marrëveshje për disa dokumente
BKT
Lajme

Lajçak: Jemi afër të arrijmë marrëveshje për disa dokumente

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se Kosova dhe Serbia janë afër arritjes së një marrëveshje për disa dokumente.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak ka thënë se megjithëse janë afër kësaj marrëveshje, hapi i fundit shpesh është më i vështiri.

“Pas 11 orësh negociata intensive dje, jemi afër arritjes së një marrëveshje për disa dokumente. Por shpesh hapi i fundit është më i vështiri. Puna vazhdon”, shkruan Lajçak.

Lajçak priti dje në takime të ndara kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.

Qeveria e Kosovës njoftoi të mërkurën se gjatë takimeve dypalëshe me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u fol për energjinë në kuadër të marrëveshjes ekzistuese.

“U fol për energjinë në kuadër të marrëveshjes ekzistuese. Diskutimet me Bashkimin Evropian në këtë fushë kanë shënuar progres, megjithatë mbeten ende detaje për t’u trajtuar”, thuhet në njoftim

Njoftohet se në këto takime u diskutua  për çështjen e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë dhe për ndjeshmërinë dhe urgjencën e një zgjidhjeje sa më të shpejtë.

 

 


MË SHUME NGA Lajme