Giresse zyrtarisht merr drejtimin e Kosovës, premton më të mirën
BKT
Sport

Giresse zyrtarisht merr drejtimin e Kosovës, premton më të mirën

Trajneri i njohur francez, Alain Giresse edhe zyrtarisht sot është emëruar përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës në futboll.

Në një konferencë për media të organizuar sot nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), tekniku francez ka marr “timonin” e ‘Dardanëve’.

Giresse është pasuesi i zviceranit Bernard Challandes, i cili u shkarkua muaj më parë për shkak të rezultateve të dobëta gjatë vitit 2021.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi tha se është shumë i lumtur që Giresse ka pranuar ftesën për ta marrë këtë detyrë, dhe se përvoja e tij si trajner jep siguri për arritjen e objektivave të cilat i ka Kosova.

Strategu francez premtoi se do të jap më të mirë, derisa kërkoi maksimumin nga secili lojtar.

“Çdo lojë do të marrim në konsideratë. Gjithmonë duhet më u mundu më ba më të mirën. Duhet me u mundu për me pas rezultatet sa më të mira. Tash nuk mund të themi se ku janë kufijtë e Kosovës, duhet të kemi ambicie. Çdo lojtar duhet ta ketë ambicien e njëjtë”, theksoi Giresse, raporton RTKLive.com.

I pyetur për gjasat e Kosovës në Ligën e Kombeve, Giresse pohoi se në asnjë garë sportive paraprakisht nuk ka fitues. Ai shtoi se ne duhet te japim maksimumin në çdo ndeshje, por sipas tij, duhet të kemi ambicie që të bëjmë më të mirën.  

“Nuk di a ka ndonjë garë me dite paraprakisht kush është fitues. Nuk mundet me pas prognoze, nuk mund të dimë a jemi në grupin favorit, loja shihet në terren. Ne gjithsesi duhet të luajmë në maksimumin pa nënvlerëusar ekipin, por ne duhet të kemi ambicie që të bëjmë më të mirën. Gjithçka është e mundshme në futboll”, theksoi Giresse.

Ai ka shuar se pret angazhim të madh nga të gjitha ata që janë rreth kombëtares, sidomos nga ana e futbollistëve që veshin fanellën e Kosovës.

Kujtojmë se Giresse, në karrierën e tij ka drejtuar ekipe të mëdha në nivel kombëtar si Gjeorgjia, Gabonin, Mali-n, Senegali-n dhe së fundi Tunisia-n.

Ai po ashtu kishte drejtuar edhe dy ndër ekipet më të njohura franceze si PSG dhe Toulouse.

Giresse  aventurën në krye të bankinës së Kombëtare sonë, e nis në miqësoret e muajit mars, kundër Burkina Fasos (24 mars) dhe Zvicrës (29 mars). /RTKLive/