S’gabojnë favoritët
BKT
Sport

S’gabojnë favoritët

Janë mbyllur tri ndeshjet e sotme të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani nuk ka gabuar as në duel me Ulpianën, duke fituar bindshëm prej 3-0.

Po ashtu, fitore sot siguroi edhe skuadra e Llapit, e cila e mposhti si vendase në stadiumin “Zahir Pajaziti” skuadrën e Feronikelit me rezultat final 4:2.

Ndërkaq, në ndeshjen interesante mes Malishevës dhe Dritës triumfuese doli skuadra nga Gjilani, e cila e mposhti Malishevën si mysafire me rezultat të ngushtë 2:1.

Me pikët e reja, Ballkani zë vendin e parë me gjithsej 42 pikë, një më shumë se vendi i dytë Drita, kurse Llapi zë vendin e katërt me gjithsej 36 pikë të arkëtuara.

Në anën tjetër, pas humbjeve të sotme, Feronikeli zë vendin e fundit me 11 pikë, Ulpiana renditet në vendin e tetë me 19 pikë, kurse Malisheva pozicionohet në vendin e shtatë me 23 pikë.

Rezultatet

Ballkani 3:0 Ulpiana

Llapi 4:2 Feronikeli

Malisheva 1:2 Drita