18:08 / 23.02.2022
Prokuroria Themelore në Ferizaj thërret konferencë të jashtëzakonshme
Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një komunikate për media ka njoftuar se sot në orën 20:00 mban konferencë të jashtëzakonshme për media në Terminalin Doganor në Han të Elezit.
Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës.























