​Konfirmohen data dhe ora e El Clasicos së radhës
BKT
Sport

​Konfirmohen data dhe ora e El Clasicos së radhës

Barcelona do të udhëtojë drejt kryeqytetit spanjoll për t’u përballur me Real Madridin në kërkim të fitores së parë ndaj rivalëve të tyre që nga marsi i vitit 2019.

La Liga tashmë ka konfirmuar orën e fillimit për ndeshjen e radhës në “El Clasico.

Do të jetë takimi i dytë i sezonit në ligë mes Barcelonës dhe Real Madridit, pasi “Blaugranët” kishin pritur rivalët e tyre  në muajin tetor.

Real Madrid pret Barcelonën të dielën, më 20 mars 2022 dhe ndeshja do të fillojë në orën 20:00.