08:01 / 24.02.2022
Ukraina publikon pamjet: Ja si futen trupat ruse në Ukrainë
Shërbimi i kufirit shtetëror ukrainas ka publikuar pamjet e futjes së trupave ruse në Ukrainë nga një pikë kufitare. Video, sipas autoriteteve ukrainase, tregon futjen e trupave ruse nga Krimea.
Më herët, presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës nga forcat ruse.
Nga ai moment ka pasur sulme të shumta ndaj disa qyteteve ukrainase.
https://twitter.com/komadovsky/status/1496738282000035840?s=20&t=5eto_LPsylMgOUt_lJZPuQ























