VIDEO-Osmani: Hegjemonia ruse do të dështojë sërish
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se lufta në Ukrainë është si rezultat i akteve te agresionit dhe sulmeve të paprovokuara të Rusisë, të cilat na e përkujton se sa e vlefshme është liria.
"Në ditë si kjo, kur shohim horrorin e luftës me të cilin përballet ky shtet, qëndrojmë me popullin ukrainas dhe shprehim solidaritetin tonë të thellë. Imazhet e tmerrshme nga Ukraina na përkujtojnë sërish rëndësinë e aleancave mes popujve demokratik, si e vetmja mënyrë për t’i dalë ballë hegjemonisë së Rusisë dhe të satelitëve të saj. Prandaj, jemi në koordinim të vazhdueshëm me aleatët tanë, për të mos lejuar destabilizimin e rajonit tonë.Hegjemonia ruse do të dështojë sërish. Liria dhe demokracia do të triumfojnë", kishte thënë Osmani në fjalën e saj më 17 shkurt në Kuvendin e Kosovës.























