11:05 / 24.02.2022
Nikolla: Shqipëria krah NATO dhe BE në mbështetje të Ukrainës
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, dënoi sot sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
Nikolla theksoi se, Shqipëria është krah NATO dhe BE në mbështetje të Ukrainës.
“Dënojmë me ashpërsi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, një vend sovran”, tha Nikolla në një reagim.
“Shqipëria është krah NATO dhe BE në mbështetje të Ukrainës”, shprehet Nikolla./atsh























