11:59 / 24.02.2022
Klubi i madh anglez s’heq dorë nga Dembele
Klubi i madh anglez, Chelsea nuk ka hequr dorë nga transferimi i anësorit të Barcelonës, Ousmane Dembele.
Sipas medieve britanike, ‘Blutë’ e Londrës vazhdojnë bisedimet me francezin, të cilin e duan si transferim të lirë.
Dembele në verën e këtij viti e mbyll kontratën me Barcelonën, dhe siç raportohet, lojtari nuk dëshiron qëndrimin në ‘Camp Nou’, raporton RTKLive.com.
Krerët e Chelseat janë duke e monitoruar me kujdes situatën e lojtarit të cilin e duan për sezonin e ardhshëm.
Ndryshe, Dembele kërkohet edhe nga gjiganti francez, PSG.
Ndërkaq, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka deklaruar për mediet spanjolle se e ‘ardhmja e Dembele-s është në duart e vet lojtarit’. /RTKLive/























