21:17 / 24.02.2022
Dyzet pjesëtarë të KFOR—it nga Ukraina shërbejnë në Kosovë
Në kuadër të forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë aktualisht shërbejnë edhe 40 pjesëtarë të ushtrisë ukrainase.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e KFOR-it e ka konfirmuar për RTKlive që aktualisht në kuadër të forcës paqeruajtëse në Kosovë shërbejnë 40 ushtarë ukrainasë, të cilët janë të sistemuar në kampin “Bondsteel”, nën komandën e ushtrisë amerikane.
Sipas Zyres së KFOR-it, në mbrojtje të paqes në Kosovë, SHBA-të aktualisht kontribuojnë me 635 ushtarë.























