Aktori Sean Penn xhiron dokumentar për ndërhyrjen ushtarake ruse në Ukrainë
BKT
Lajme

Aktori Sean Penn xhiron dokumentar për ndërhyrjen ushtarake ruse në Ukrainë

Aktori dhe regjisori i njohur Sean Penn ndodhet në Ukrainë për të realizuar një dokumentar për ndërhyrjen ushtarake që Rusia po bën në këtë vend.

Zyra e presidentit të Ukrainës njoftoi në Facebook se fituesi i Oskarit, Penn mbetet në Ukrainë dhe se do të bëjë një film për sulmin rus në Ukrainë.

Në deklaratë thuhet se Penn u takua me zëvendëskryeministren ukrainase Iryna Vereshchuk si pjesë e aktiviteteve të tij dhe foli me shumë gazetarë dhe personel ushtarak.

"Regjisori dhe aktori i famshëm mbërriti në Kiev për të regjistruar ngjarjet dhe për t'i treguar botës të vërtetën për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Sean Penn po tregon guxim që të tjerët, veçanërisht politikanët perëndimorë, nuk e kanë”, thuhet në njoftim.

Në nëntor të vitit 2021, Penn vizitoi pozicionet e ushtrisë ukrainase pranë rajonit të Donetskut për të punuar në një dokumentar që po përgatitet për aktivitetet e Rusisë në atë rajon.


MË SHUME NGA Lajme