Blend Baftiu fiton çmimin “Ylli i Javës”
BKT
Sport

Blend Baftiu fiton çmimin “Ylli i Javës”

Mesfushori me tipare sulmuese i Ballkanit, Blend Baftiu është shpallur ylli i javës së 21-të në BKT Superligë nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Futbollisti i portokallezinjve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren bindëse që skuadra e tij e realizoi në shtëpi ndaj Ulpianës, me rezultat 3:0.

Ai asistoi në golin e parë dhe më pas shënoi golin e dytë të ndeshjes, derisa tregoi lojë kreative gjatë tërë ndeshjes, duke e ndihmuar Ballkanin që ta realizojë fitoren e 12-të në këtë edicion.

Kjo fitore ia ka mundësuar njëherësh FC Ballkani që ta ruajë pozitën e parë në renditje në BKT Superligë me 42 pikë.