Kjo është oferta e Manchester Unitedit për mbrojtësin e Dortmundit
BKT
Sport

Kjo është oferta e Manchester Unitedit për mbrojtësin e Dortmundit

Klubi i madh anglez, Manchester United raportohet se është i vendosur për ta transferuar mbrojtësin e Borussia Dortmundit, Manuel Akanji.

‘Djajtë e Kuq’ qysh tash janë duke menduar për afatin kalimtar të verës, transmeton RTKLive.com.

Ylli zviceran është objektiv i klubit nga ‘Old Traffordi’. Manchester United kanë bërë gati ofertën në vlerë 30 milion eurosh për Akanji.

Lojtari ka refuzuar ofertën e re te Dortmundit, dhe siç raportohet, ai preferon një aventure të re në futbollin evropian.

Manchester United është opsion i mundshëm për mbrojtësin zviceran, por lojtari po monitorohet edhe nga disa klube tjera evropiane. /RTKLive/