Kabashi Ramaj: Shqetësuese si Putini arsyeton ekspansionizmin në shek. XXI
BKT
Lajme

Kabashi Ramaj: Shqetësuese si Putini arsyeton ekspansionizmin në shek. XXI

Besa Kabashi Ramaj, anëtare e kryesisë së PDK-së, ka folur në emisionin "Imazhi i Ditës" në RTK, lidhur me situatën e fundit në Ukrainë, pas sulmit të Rusisë.

Ajo tha se ne si kosovarë bashkëndjejmë me qytetarët ukrainas. Ne e kemi përjetuar edhe luftën e fundit që ka qenë akt jashtëzakonisht i tmerrshëm ndaj një popullate civile në vendin tonë dhe e dimë si ndjehen qytetarët, prandaj dhe bashkëndjej me ta.

 Ajo deklaroi se është shqetësuese se si ende ka liderë si Putini, që nuk tregojnë mëshirë për humbjen e shumë jetëve të njerëzve.

Kabashi-Ramaj tha se është shqetësuese po ashtu se si Putini po mundohet ta arsyetojë ekspansionizmin në shekullin XXI.

“Është shqetësuese që dikush si presidenti Putin po mundohet me e arsyetu ekspansionizmin në shekullin XXI, duke u bazuar në argumente imperialiste, argumente të stërvjetëruara”, tha ajo./RTK/


MË SHUME NGA Lajme