Pa fitues në dy ndeshjet e Superligës së Shqipërisë
Kanë përfunduar dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Shqipërisë, ku në asnjërën prej tyre nuk është caktuar fituesi.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Skënderbeut ka barazuar me rezultat 2:2 me Vllazninë. Golat te Skënderbeu i shënuan Nikaj në minutën e 24’ dhe Zguro në minutën e 83’, kurse te Vllaznia realizatorë me gola ishin Da Silva në minutën e 40’ dhe Mustedanagic në minutën e 53’. Ndërkaq, me barazim përfundoi edhe ndeshja mes Dinamos dhe Partizanit, në të cilën përgjatë 90’ minutave nuk u shënua asnjë gol. Me pikët e reja, Skënderbeu zë vendin e fundit në tabelë me 17 pikë, krahas kundërshtarit të sotëm Vllaznisë që renditet në vendin e katërt me 35 pikë. Në anën tjetër, Partizani renditet në vendin e pestë me 30 pikë, 10 sosh më shumë se rivali i sotëm Dinamo që zë vendin e shtatë në tabelë.
Rezultatet e dy ndeshjeve të sotme të Superligës së Shqipërisë i gjeni më poshtë.
Dinamo 0:0 Partizani
Skënderbeu 2:2 Vllaznia























