Superliga vjen sot me dy supersfida, live në Radio Kosova
BKT
Sport

Superliga vjen sot me dy supersfida, live në Radio Kosova

Superliga e Kosovës rikthehet sot pasdite me dy ndeshje tejet interesante dhe të rëndësishme në kuadër të javës së 22-të.

Drita-Ballkani dhe Llapi-Malisheva, janë dy ndeshjet e para të kësaj fundjave që do të luhen sot.

Dueli mes gjilanasve dhe skuadrës nga Suhareka parashikohet të sjellë një sfidë të zjarrtë pasi që të dy skuadrat janë në garën për titull të kampionit, shkruan RTKLive.com.

Interesant pritet të jetë edhe dueli mes Llapit dhe Malishevës. Skuadra llapjane e cila po tregon formë të mirë në pjesën e dytë të garave, synon të marr pikët maksimale kundër Malishevës, edhe pse skuadra e Arsim Thaçit nuk udhëton në ‘Zahir Pajaziti’ me flamur të bardh.

Edhe e diela pasdite vjen me disa përballje interesante. Kryendeshja luhet mes Prishtinës dhe Gjilanit. Prishtinasit në këtë duel vijnë pas barazimit me Drenicën (0-0), në mesjavën që lamë prapa, derisa skuadra e Ismet Munishit vjen pas fitores kundër Dukagjinit (2-1).

Në dy duelet tjera ballafaqohen skuadrat që janë në zonën e rrezikshme: Ulpiana-Drenica dhe Feronikeli-Dukagjini.

Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiro vijnë live në Radio Kosova.

Superliga / Java e 22-të

Të shtunën takohen:

Drita-Ballkani

Llapi-Malisheva

Të dielën takohen:

Prishtina-Gjilani

Ulpiana-Drenica

Feronikeli-Dukagjini

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00. /RTKLive/