12:45 / 26.02.2022
Llapi-Malisheva, formacionet zyrtare, live në Radio Kosova
Llapi-Malisheva, është një tjetër ndeshje që luhet sot në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Llapjanët dhe skuadra nga Malisheva, përballen në ‘Zahir Pajaziti’ në një sfidë që parashikohet të prodhojë një ndeshje interesante, sepse pikët nga ky duel janë të vlefshme për të dy ekipet.
Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:
Llapi: Avdyli, Prençi, Emini, Neto, Peposhi, Krasniqi, Shabani, Veliu, Rivera, Selmani, Shillova.
Malisheva: Gashi, Kryeziu, Gërbeshi, Ibrahimi, Dumani, Bruqi, Vitija, Pefqeli, Olivier, Shabani, Berisha.
Ballafaqimi Llapi-Malisheva nis në orën 13:00 dhe transmetohet live në Radio Kosova. /RTKLive/























