Drita-Ballkani dhe Llapi-Malisheva, kështu mbyllen pjesët e para
BKT
Sport

Drita-Ballkani dhe Llapi-Malisheva, kështu mbyllen pjesët e para

Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll.

Fraksioni i parë i derbit ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, është mbyllur pa gola.

Përballja e dy skuadrave që mëtojnë kreun e tabelës, po jep lojë mesatare, me disa raste për gola, por që munguan në 45-minutashin e parë, raporton RTKLive.com.

Ndërkohë, pjesa e parë e sfidës me Llapit dhe Malishevës, është mbyllur me epërsinë e llapjanëve prej 2-0.

Valmir Veliu ishte njeriu i pjesës së parë duke shënuar dygolësh në minutën e 22-të dhe 44-të për avantazhin prej 2-0, në të mirë të skuadrës se Tahir Batatinës.

Pas pak minutash nis pjesa e dytë. /RTKLive/