Kështu duket tabela e Superligës pas dy ndeshjeve të sotme
BKT
Sport

Kështu duket tabela e Superligës pas dy ndeshjeve të sotme

Para pak minutash janë mbyllur dy ndeshjet e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani me fitoren në udhëtim tek Drita (0-1), forcon kreun e tabelës me 45 pikë të tubuara, tri më shumë së ndjekësi Gjilani, derisa Drita mbetet në pozitën e tretë me 41 pikë, raporton RTKLive.com.

Llapi vazhdon formën e mirë në pjesën e dytë të garave, duke mundur Malishevën (3-0), dhe tani ka 39 pikë, vetëm gjashtë pikë larg kreut të tabelës.

Ndërkohë, Malisheva me humbjen kundër Llapit mbetet në zonën e rrezikshme me 23 pikë të grumbulluara. /RTKLive/

Ja si duket tabela e Superligës: