Xhaçka: Rusia mbeti e vetme në vendosjen e vetos ndaj rezolutës
BKT
Lajme

Xhaçka: Rusia mbeti e vetme në vendosjen e vetos ndaj rezolutës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka reagoi sot pas pas rrëzimit në KS të OKB, të rezolutës së bashkëhartuar nga Shqipëria dhe SHBA për agresionin në Ukrainë.

“Rusia mbeti e vetme dje në vendosjen e vetos ndaj rezolutës së bashkëhartuar nga SHBA dhe Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB, e cila bën thirrje për t’i dhënë fund agresionit kundër Ukrainës. Kjo që Rusia po bën është e paligjshme, është një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rendit të bazuar në rregulla”, u shpreh Xhaçka.

“Ky sulm nuk mund të vazhdojë, ndaj le të qëndrojmë të gjithë së bashku përkrah Ukrainës”, theksoi ajo.

80 vende anëtare të OKB bashkësponsorizuan rezolutën, ndërsa 11 nga 15 anëtarë të KS e votuan atë. Ndër 5 anëtarët e përhershëm të KS, Rusia vendosi veton, Kina abstenoi. /atsh


MË SHUME NGA Lajme