Eriksen i rikthehet futbollit, bën debutimin e tij te Brentfordi
BKT
Sport

Eriksen i rikthehet futbollit, bën debutimin e tij te Brentfordi

Ylli danez Christian Eriksen për afro një vit ka qenë jashtë fushave të gjelbra për shkak të problemeve me zemër, ndërsa sot i është rikthyer futbollit ku është aktivizuar te skuadra e tij Brentford.

Më 12 qershor të vitit 2021, në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian Euro 2020 mes Danimarkës dhe Finlandës, Eriksen pësoi vdekje klinike në fushë, ku më pas u desh edhe intervenimi nga stafi mjekësorë për të futur një pajisje në zemrën e tij për të rregulluar të rrahurat e zemrës.

Ndërkaq, që nga ajo datë Eriksen ka qenë jashtë fushave të gjelbra duke u rehabilituar, kurse sot ai bëri debutimin e tij me Brentfordin në Premier Ligën angleze.

Momentalisht, është duke u zhvilluar ndeshja mes skuadrës së Brentford dhe Newcastle, në të cilën kjo e fundit është në epërsi prej dy golave.

Eriksen u aktivizua në minutën e 52’ të ndeshjes, ku zëvendësoi mesfushorin Mathias Jensen.