Abramowich largohet nga Chelsea
BKT
Sport

Abramowich largohet nga Chelsea

Kampioni evropian dhe botëror Chelsea ka mbetur pa pronarin e tij Roman Abramowich.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi londinez, ku tani ky i fundit do të kalojë nën kujdesin e administratorëve të fondacionit.

“Gjatë pronësisë sime gati 20-vjeçare të Chelsea FC, gjithmonë e kam parë rolin tim si kujdestar i klubit, puna e të cilit është të sigurojë që ne të jemi aq të suksesshëm sa mund të jemi sot, si dhe të ndërtojmë për të ardhmen, ndërsa gjithashtu duke luajtur një rol pozitiv në komunitetet tona.

Gjithmonë kam marrë vendime me interesin në të mirë të klubit. Unë mbetem i përkushtuar ndaj këtyre vlerave. Kjo është arsyeja pse unë sot po u jap administratorëve të fondacionit kujdesin e Chelsea FC.

Unë besoj se aktualisht ata janë në pozitën më të mirë për t'u kujdesur për interesat e klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve”, shkruante në komunikatën zyrtare të Roman Abramowich.

E gjithë kjo vjen si pasojë e sanksionimeve të Britanisë së Madhe drejt Federatës së Rusisë, pasi kjo e fundit dha urdhër për futjen e forcave ushtarake në Ukrainë.