Parashikimi i motit në Shqipëri
Për ditën e diel vendi ynë do të do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira të dendura por nuk do të mungojnë edhe alternimet me kthjellime në pjesën e dytë të ditës.
Reshje shiu me intensitet të herëpashershme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave ndërsa në zonën e jugut intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 300 metër reshje të dendura dëbore edhe në formën e stuhive të dëborës.
Reshjet e dëborës me intensitet të ulët shtrihen deri në lartësitë kodrinore 400-600 metër. Era do të fryjë me me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 3-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi dhe bëhet intensive deri ne 15-18m/sek kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/10 Re shi/ diell
Kukës 1/3 Re borë
Lezhë 3/10 Re shi/ diel
Dibër 0/2 Re borë
Durrës 6/13 Re shi/ diell
Tiranë 5/13 Re shi/ diell
Elbasan 6/11 Shi/borë diell
Berat 3/8 Shi/borë diell
Vlorë 6/9 Re shi/ diell
Korçë 0/2 Re borë
Gjirokastër 2/7 Shi/borë diell
Sarandë 8/10 Re shi/ diell























