Ekskluzive: “AS” sjell intervistën e parë me Alain Giresse
BKT
Sport

Ekskluzive: “AS” sjell intervistën e parë me Alain Giresse

Sonte nga ora 20:15, emisioni qendror i sportit “AS”, sjell intervistën e parë televizive të përzgjedhësit të ri të Kosovës në futboll, Alain Giresse.

Francezi flet për faktet që e bindën t’i thotë “PO” ofertës për ta drejtuar Kombëtaren e Kosovës.

Ai poashtu zbulon shumë detaje tjera rreth vendimit që t’i bashkohet “Dardanëve”.

 

Të ftuar për diskutim në panel janë:

- Ramiz Krasniqi, trajner

- Malsor Gjonbalaj, analist

- Suad Keçi, trajner.

Emisioni “AS” sjell poashtu në kohë reale, përmes  lidhjes së drejtpërdrejt nga Mitrovica, zhvillimet në ndeshjen e basketbollit mes Kosovës e Norvegjisë.

I ftuar në studio edhe presidenti i FBK-së, Arben Fetahu.

“AS” zbulon poashtu për herë të parë trofeun që do t’u ndahet nga ky vit, laureatëve të vitit në Komitetin Olimpik të Kosovës.

Rejhan Halili nga KOK-u, zbulon detaje të ceremonisë së 3 marsit, kur do të mësohen më të mirët e vitit në sportin kosovar.

“AS” vije të dielën nga ora 20:15, drejtpërdrejt në RTK1 me Alba Merovci dhe Artan Muhaxhiri.