Prishtina-Gjilani, formacionet zyrtare, live në Radio Kosova
BKT
Sport

Prishtina-Gjilani, formacionet zyrtare, live në Radio Kosova

Prishtina-Gjilani, është sfida kryesor e ditës së sotme në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Ballafaqimi i rivalëve të vjetër, luhet në Suharekë, ndeshje kjo që pritet të prodhojë një sfidë interesante, sepse pikët nga kjo ndeshje janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.

Kryeqytetasit kërkojnë pikët e plota në mënyrë që të mos futën edhe më thellë në zonën e rrezikshme, derisa trepikëshin e synon edhe Gjilani i Ismet Munishit, në garë me liderin e tabelës, Ballkanin, shkruan RTKLive.com.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:

Prishtina: Nika, B.Krasniqi, Tomasevic, Pllana, Abazi, Karabeci, E. Krasniqi, Boshnjaku, Kryeziu, Mankenda, John.

Gjilani: Ymeri; Sorsa, Prekazi, Useini, Hoxha; Musolli, Dabiqaj; Progni, Torassa, Hajdari; Krasniqi.

Ndeshja Prishtina-Gjilani nis në orën 13:30 dhe transmetohet live në Radio Kosova. /RTKLive/