Gjilani e Prishtina ndajnë pikët në super-derbin e fundjavës
Gjilani dhe Prishtina kanë ndarë pikët duke luajtur baras 2-2, sot në derbin e kësaj fundjave, takim ky i zhvilluar në kuadër të javës së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Përballja e rivalëve të vjetër, është përshkruar më një sfidë dramatike, me aksione të mira nga dy skuadrat, raste të shumta si dhe katër gola të shënuara, raporton RTKLive.com.
Në pjesën e parë skuadra e Gjilanit bëri paraqitje të mirë, derisa në fraksionin e dytë, ishin prishtinasit që e kontrolluan lojën më mirë në terren.
Skuadra e Ismet Munishit më një gol te Prognit nga pika e bardhë në minutën e 24-të dhe Arbër Prekazit në minutën e 65-të, dyfishuan epërsinë në 2-0.
Megjithatë, kryeqytetasit nuk u dorëzuan dhe pas golit të dytë të pësuar, më të gjitha forcat u hodh në sulm drejt portës gjilanase duke barazuar shifrat në 2-2.
Fillimisht Otto John në minutën e 79-të ngushtojnë rezultatin në 2-1, derisa Endrit Kransiqi në finish të ndeshjes me një supergol ia siguroi një pikë Prishtinës nga kjo sfidë dramatike. /RTKLive/























