Gjilani barazon me Prishtinë, kjo është deklarata e Munishit
BKT
Sport

Gjilani barazon me Prishtinë, kjo është deklarata e Munishit

Një nga ndeshjet kryesore të xhiros së 21-të në Superligë ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit u mbyll pa fitues.

Ndeshja e cila u zhvillua në Suharekë u mbyll 2:2, edhe pse Gjilani gëzonte epërsi të dyfishtë.

Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi pas ndeshjes tha se rezultati i barabartë ishte real sipas tij.

“Rezultati është real. Ne luajtëm shumë mirë në pjesën e parë dhe në fillim të pjesës së dytë. Prishtina filloi me bë trysni. Kur është dashur që ne të realizojmë golin e tretë, nuk i shfrytëzuam rastet dhe pësuam. E morëm golin e parë nga gabimi ynë. Para ndeshjes kemi biseduar për ndërprerjet, edhe pse Prishtina e ka skuadrën e vogël. Duhet me marr mësim nga kjo ndeshja. Sikur Prishtina të luante si sot në të gjitha ndeshjet tjera do të ishin kandidat serioz për titull. Garant paskan pas ndonjë premi. I hongshin me të mira”, u shpreh trajneri i Gjilanit për ArtSport.

“Ka ndeshje të mjaftueshme. Besoj që ende nuk është pasqyra reale e të gjitha ekipeve. Ne duhet të koncentrohemi. Po na len shije të keqe ky barazim. Kur pëson golin e parë lehtë, goli i dytë ishte mjeshtri e Endrit Krasniqit. Ishte faji i tij që bëri euro-gol. Johni na krijoj shumë probleme. Na ka lënë pasoja ajo ndeshja me dhjetë lojtarë. Si do që të jetë, ne jemi këtu”, shtoi trajneri Munishi.