23:36 / 27.02.2022
Gërvalla: Kosova do të bëjë gjithçka për ta ndihmuar Ukrainën
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka deklaruar se Kosova do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Ukrainën që të fitojë luftën kundër Rusisë.
Ajo në një postim në Twitter e ka quajtur presidentin rus, Vladimir Putin një diktator, i cili kujton kohën më të keqe në historinë e re kur Kosova u sulmua nga liderë të ngjashëm brutalë të Serbisë.
“Agresioni ndaj Ukrainës nga diktatori rus Putin na kujton kohën më të keqe në historinë tonë të re kur Kosova u sulmua nga liderë të ngjashëm brutalë të Serbisë. Kosova do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Ukrainën dhe botën demokratike që ta fitojë këtë luftë”, ka shkruar Gërvalla.























