Kurti merr pjesë në Samitin e Investimeve që do të mbahet në Londër
BKT
Lajme

Kurti merr pjesë në Samitin e Investimeve që do të mbahet në Londër

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot merr pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2022, në Londër.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, (e hënë) me 28 shkurt 2022, merr pjesë në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2022, në Londër”, thuhet në komunikatën për medie nga Zyra e Kryeministrit.

Përveç Kurtit, në këtë samit do të marrin pjesë edhe krerët e qeverive të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Hapja e samitit do të bëhet nga presidenti i BERZH-it, Odile Renaud – Basso, presidenti i Francës, dhe Komisioneri Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Po ashtu, në margjina të këtij samiti do të mbahet edhe një sesion interaktiv me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, i cili përfshin pyetje dhe përgjigje të zgjeruara me investitorët e huaj.


MË SHUME NGA Lajme