Arifi: Lufta në Ukrainë mund të ketë pasoja edhe për Ballkanin Perëndimor
BKT
Lajme

Arifi: Lufta në Ukrainë mund të ketë pasoja edhe për Ballkanin Perëndimor

Sot është dita e pestë e luftës në Ukrainë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se 24 orët e ardhshme do të jenë kritike për Ukrainën, pasi luftimet me forcat ruse janë duke vazhduar në të gjithë vendin.

Profesori Dritëro Arifi tha se konflikti në Ukrainë nuk është më lokal, por një konflikt shumë i madh. “Konflikti edhe mund të shpërndahet, Rusia synon ta shpërndaj konfliktin , tek shtetet e tjera në atë rajon”, tha ai.

Për mundësinë e ndikimit të këtij konflikti në Ballkan, Arifi vlerësoi se BE-ja ka bërë gabime të mëdha. “Pesë shtetet e BE-së, nuk e njohin Kosovën, ata kanë prodhuar politika prodhuese në Ballkan, ajo politikë e dëmton Kosovën dhe agjendën e BE-së, për Kosovën”, tha ai për emisionin "Aktual" të RTK-së.

Arifi deklaroi se njohja nga shtetet e BE-së të Republikës së Kosovës, do të mund të hapet një perspektivë më e qartë për Kosovën. Ai tha se Kosova duhet t'i ketë dy kërkesa: Anëtarësim në NATO dhe BE.

Sipas tij, pas kësaj lufte situata nuk do të jetë më e njëjtë në botë. "Konflikti në Ukrainë është mes dy botërave, lindjes dhe perëndimit, si do të përshkallëzoj konlikti është pikë pyetje e madhe", tha ai.

(RTKlive)


MË SHUME NGA Lajme