Prestreshi: Lufta e Ukrainës ndryshoi qasjen e perëndimit ndaj Rusisë
BKT
Lajme

Prestreshi: Lufta e Ukrainës ndryshoi qasjen e perëndimit ndaj Rusisë

Sot është dita e pestë e luftës në Ukrainë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se 24 orët e ardhshme do të jenë kritike për Ukrainën, pasi luftimet me forcat ruse janë duke vazhduar në të gjithë vendin.

Skender Prestreshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), vlerësoi e ky konflikt ka qenë i pritur, por jo në kuptimin klasik, siç po ndodh në kët mënyrë.

Ai tha se presidenti rus Vladimir Putin ka qenë pjesë e KGB-së. “Kërkesat e fundit të Putinit ndaj perëndimit, ishin që mos të ketë anëtarësim në NATO të shteteve rreth Rusisë. Ky shtet historikisht e ka parë Ukrainën si pjesë të saj, ky shtet historikisht ka qenë vatër e konflikteve”, theksoi ai për emisionin "Aktual" të RTK-së.

Sipas tij lufta e Ukrainës, bëri që të ketë ndryshim të qasjes së perëndimit ndaj Rusisë dhe kjo është gjë është pozitive.

Për vendimet që i merr Kosova për veriun, sipas Prestreshit duhet të jenë në koordinim për partnerët ndërkombëtar.


MË SHUME NGA Lajme